3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMungesë karburantesh në pikat e furnizimit në Francë

Mungesë karburantesh në pikat e furnizimit në Francë

Shkak, greva e punonjësve të sektorit të naftës

Këto radhë ta gjata në pikat e karburanteve në Francë janë bërë të përditshme prej më shumë se dy javësh. Janë pikat e shpërndarjes se firmës më të madhe të karburanteve në vend “Total Energies”, të cilat po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të furnizimeve. Kulmi arriti në këto dy ditë të para të kësaj jave.

Dy javë më parë qeveria franceze arriti një marrëveshje me gjigantin publik dhe me firmën tjetër të madhe Exxon Mobile, që naftën ta shisnin me 30 cent më lirë se çmimi i tregut, për të lehtësuar barrën e rëndë të rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët francezë prej sulmit rus në Ukrainë.

Pjesën e çmimit të reduktuar, pikave të karburanteve ua paguan shteti. Por dyndja e qytetarëve për të përfituar naftë të lirë në tek këto firma ka bërë që në 1/3 e pikave të gjithë Francës të mos ketë karburant për të shitur, në pamundësi për t’u furnizuar në kohë.

Situatës i shtohet edhe greva e punonjësve të sektorit të naftës, të cilët kërkojnë rritje pagash për të kompensuar inflacionin që ka arritur në mbi 5%.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments