Studiuesve dhe autorëve shqiptarë, që i përmendin emrat Serbë dhe Serbi para kësaj periudhe, fillimi i shek. XIX, pas gjithë masakrave serbe (rusomadhe) më vonë mbi shqiptarët autoktonë, duhet t’u thahet dora!
SIPAS BURIMEVE HISTORIKE, EDHE NGA AUTORËT SERBË, BEOGRADI NË VITIN 1783 KA PASUR 35.160 BANORË, PREJ TË CILËVE 31.260 SHQIPTARË DHE 5.600 BANORË SERBË (SLLAVË)
Falsifikimet dhe rrenat e historiografisë komuniste serbe i demantojnë edhe shkrimet dhe të dhënat statistikore të autorëve serbë nga periudhat e mëhershme.
Nga këto burime, shihet qartë serbët nuk kanë mundur të kenë shtetin e tyre në Mesjetë, por ato kanë qenë principata ilire-dardane dhe Perandoria mesjetare e Ilirikut të Madh (lllyricum Magnum) e dinastisë së Nemanjëve, e Rasianëve të Dardanisë.
Nga burimet historike të kohës është ruajtur një përshkrim episodik i shtëpive të Beogradit nga viti 1768. Përkatësisht, atë vit i diplomati francez në oborrin e Perandorisë Osmane, Sen Prist, kaloi nëpër Beograd dhe tregon se shtëpitë beogradase kanë pamje shumë të mjerueshme.
Sipas të dhënave nga viti 1777, në Beograd ka pasur 1.200 serbë dhe 200 hebrenj,, ndërsa për turqit dhe popujt tjerë nuk jepen të dhëna për numrin e tyre.
Nga viti 1783, në lagjet e Beogradit ka pasur ka pasur 6.000 (gjashtëmijë) shtëpi turke (bëhet fjalë për shqiptarë të besimit islam, sepse turq atëkohë nuk ka pasur as në pjesët tjera të rajonit ballkanik), dhe 800 (tetëqind) shtëpi serbe (sllave). Sipas kësaj, mund të themi se numri i turqve*, sipas numrit prej 5.200 familjeve, ka qenë mbi 31.260 banorë.; ndërsa numri i serbëve (sllavëve) ka qenë, duke llogaritur sipas numrit të 600 familjeve, ka qenë afërsisht 5.600 banorë serbë (sllavë). Sipas kësaj, Beogradi këtë vit ka pasur gjithsej 35.160 banorë. Në vitin 1798, llogaritet se në Beograd nga mesi i muajit mars ka pasur rreth 30.000 ushtarë nën armë, që në masë të madhe e kanë rritur numrin e banorëve të këtij qytet (por nuk tregohet se nga erdhën këta 30 mijë ushtarë dhe pse?).
Sipas këtij shënimi, supozohet se gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga Rusia numër i madh ushtarësh, predikuesish fetarë (priftërinj ortodoksë me familjet e tyre) dhe mësues për shtrirjen e ndikimit rusomadh (pansllavizmit) në viset ballkanike, në emër të luftës për lirimin e popujve vendës kinse nga Perandoria Osmane*.
Sipas të dhënave që jep Vuk karaxhiqi, pak kohë më vonë, Beogradi në fillim të shekullit 19-të ka pasur 3000 (tremijë) shtëpi, me 25-30 mijë banorë. Karaxhiqi thotë se turqit* (besimtarët islam) në Beograd kanë pasur atëkohë mbi 14 xhamia (faltore të besimit islam). Ky dallim mes të dhënave statistikore për numrin e shtëpive dhe të banorëve të Beogradit, në fund të shekullit 18-të dhe fillim të shekullit 19-të, ka ardhur si rezultat i rënies së madhe të Beogradit në çdo aspekt, para fillimit të kryengritjes së njohur si “Kryengritja e Parë Serbe”.
Me këtë rast duhet të përmendim se në vitin 1794, nga mortaja kanë vdekur afërisht 4.420 banorë të këtij qyteti. Gjatë kësaj kohe Beogradi ka qenë një qytet me popullsi shumë të përzier, siç mund të konstatojmë edhe nga të dhënat e saj kohe, më tepër ka pasur banorë shqiptarë (të besimit islam, të shënuar si turq*) dhe shumë më pak serbë (sllavë). Por ka pasur edhe pjesëtarë të popujve të tjerë, si grekë, Hebrenj, Romë (ciganë) Cincarë (vllahë, 7 familje), bullgarë dhe shqiptarë (në këto të shënime Arbanas janë quajtur shqiptarët e besimit të krishterë).
Kësaj historie duhet t’i shtohet edhe fakti se, për herë të parë nga sundimi pesëshekullor i Perandorës Osmane, qyteti i Beogradit është liruar nga 300 kryengritës shqiptarë, të udhëhequr nga Jani Kondo (Bimbashi Kondo), në vitin 1806, me ndihmën e pushtetit të Vllahisë (atëkohë nën qeverisjen e shqiptarëve).
* Me këtë rast, e falënderoj studiuesit e madh Feri Arifi, i cili i ka publikuar këto të dhëna, të shkëputura nga librat e botuar më herët nga autorët serbë dhe të huaj.
(28 shtator 2022)
* * *
Tri dëshmi për të kaluarën e Serbisë, të krijuar mbi mijëra rrena e falsifikime të historisë
SI U KRIJUA SERBIA E SOTME ME KOLONISTË TË SJELLË NGA RUSIA GJATË KRIZËS LINDORE, NGA KONGRESI I BERLINIT E MË VONË
1.
Sipas burimeve serbe, në vitin 1784, qyteti Jagodinë ka pasur gjithsej 180 shtëpi, prej të cilave 150 shqiptare (sipas burimeve të falsifikuara nga propaganda serbe thuhet se kanë qenë shtëpi turke, duke e lidhur besimin fetar islam të shqiptarëve vendës me përkatësinë turke, për shkak të pushtetit osman të asaj kohe). Sipas numrit, 975 banorë të qytetit kanë qenë shqiptarë, 97 serbë (sllavë) dhe 97 ciganë (romë), ose gjithsej 1169 banorë.
Jagodina (nga viti 1946: Svetozareva, sipas komunistit malazez), qytet në Serbi, 136 km në jug të Beogradit.
Sipas regjistrimi të popullsisë, në vitin 2011, në komunën e Jagodinës, sipas përkatësisë etnike janë: 68.898 – serbë, 764 – romë, 41 – rumunë, 67 – jugosllavë, por asnjë shqiptar.
2.
Një shekull më vonë, në vitin 1876, në kazanë e Nishit kanë jetuar 93.000 shqiptarë dhe 84.000 serbë. Pas vitit 1878, dhe sidomos nga viti 1913, qyteti i Nishit dhe qytetet tjera në jug të Serbisë, më parë të banuara me shumicë shqiptare, gati janë shndërruar në qytete me shumicë të popullsisë serbe, më saktë, banorë sllavë të sjellë si kolonizatorë nga Rusia dhe vende të tjera sllave e aziatike, sidomos me romë të sjellë nga Rusia, të cilët në pjesën jugore të Serbisë së sotme padyshim përbëjnë afër 50% të popullsisë, por të deklaruar si serbë dhe ortodoksë.
3.
Sipas burime historike, për herë të parë kryeqyteti i sotëm i Serbisë, Beogradi, nga sundimi osman është liruar nga kryengritës shqiptarë ortodoksë, nën udhëheqjen e shqiptarit Jani Kondo (sipas burimeve serbe: Kondo Bimbashi, rrejshëm paraqitet kinse ka qenë vllah), me prejardhje nga Janina e Çamërisë (Epir), i cili me disa komandantë të tjerë shqiptarë dhe mbi 300 kryengritës të rebeluar nga pushteti osman, të cilit i kishin shërbyer me besnikëri më parë, e pushtuan kalanë e Beogradit me këtë edhe e liruan tërë qytetin, për t’u hapur rrugë më vonë dy kryengritjeve të njohura serbe (shqiptare) kundër sundimit pesëshekullor osman, deri në pavarësinë e Serbisë (bashkë me Malin e Zi), nga Kongresi i Berlinit, më 13 qershor 1878.
Sado që pushteti dhe historiografia e sotme serbe mundohen t’i falsifikojnë monumentet, dokumentet dhe të përvetësojnë gjithçka që nuk është e tyre, por historia nuk ndryshohet me rrena e falsifikime, së paku jo përgjithmonë.
(9. XII. 2020)