Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka takuar sot kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefanin.
Në këtë takim, Bekteshi dhe kryepeshkoi z.Stefan kanë biseduar për krizën energjetike dhe masat e ndërmarra nga Qeveria.
Bekteshi thotë se Mbështetja e komuniteteve fetare në vend është e rëndësishme për ne për të sensibilizuar qytetarët në këtë periudhë të vështirë.
Njoftimi i plotë:
Sot zhvillova takim me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefanin.
Kriza energjetike që ka prekur jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë Evropën, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria ishin temat për të cilat diskutuam gjatë takimit.
Mbështetja e komuniteteve fetare në vend është e rëndësishme për ne për të sensibilizuar qytetarët në këtë periudhë të vështirë që po vjen për të kursyer së bashku energjinë elektrike duke ndihmuar vendin.
Me Kryepeshkopin u dakordësuam që është e rëndësishme që të gjithë të përdorin energjinë elektrike në mënyrë racionale gjatë kësaj periudhe duke dërguar mesazh që në këtë krizë të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi dhe të kursejmë.