7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme”Levica” dorëzoi në KSHZ nismën për referendum

”Levica” dorëzoi në KSHZ nismën për referendum

Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, sot në KSHZ ka dorëzuar nismën për Referendum.

“Sot “Levica” ka dorëzuar propozimin për dorëzimin e nismës qytetare për referendum. Populli duhet ta ketë fjalën kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar” – ka deklaruar Apasievi.

“Levica” ka paralajmëruar bllokim të plotë të Kuvendit, nëse Kryeparlamentari Talat Xhaferi e refuzon këtë nismë. Nga kjo parti thonë se kanë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe sic deklaroi Deputeti Borislav Krmov, “bashkë do të shkaktojmë paralizim të plotë të Parlamentit”.

Nismën e “Levicës” për referendum do ta mbështesë edhe VMRO-DPMNE-ja, kishte deklaruar më herët lideri Hristijan Mickoski.

Që të mund të dorëzohet në Kuvend nevojiten së paku 100 nënshkrime.

Paraprakisht, nisma për referendum për shfuqizimin e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, që VMRO-DPMNE e dorëzoi në Kuvend më 09 Shtator ishte hedhur poshtë nga Kryeparlamentari Xhafeti me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar konform Kuhstetutës janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments