Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, thotë se zhvillimet e fundit në BDI paraqesin krizën e brendshme që po përjeton ky subjekt politik.
“Janë zhvillime politike që kanë një histori rreth 2 vjeçare, por pa ndonjë efekt dhe pa ndonjë prodhim real brenda skenës politike shqiptare, përveç deklarimeve të tyre që i kemi dëgjuar. Mendoj se ky subjekt politik po përjeton një krizë të brendshme, përjeton të keqën të cilën për një kohë të gjatë e ka brenda vetes. Mendoj se brenda momenteve të caktuara, sado që lidershipi i këtij subjekti politik tenton t’i kontrollojë grupet përmes interesave, është e vështirë dhe ndonjëherë dalin jashtë kontrolli, ashtu siç mendoj se mund të jetë edhe puna e këtij grupi”, tha deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.