Këngëtari Lambe Alabakovski është dënuar me gjashtë muaj burg me kusht për djegien e qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir më 4 qershor të këtij viti. Aktgjykimi u shqiptua javën e kaluar, ndërsa sot mori formë të prerë.
Avokati i Alabakovskit, Darko Stefanovski ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dënimi nuk do të zbatohet nëse klienti i tij nuk kryen një vepër të re në dy vitet e ardhshme.
Alabakovskit, i cili u deklarua fajtor për krimin, iu kthyen dy dokumentet e udhëtimit dhe iu hoqën masat e sigurisë. Pas incidentit, Alabakovskit iu dënua me tetë ditë paraburgim, më pas u lirua në arrest shtëpiak, ndërsa më vonë u lejua të mbrohet nga liria. (MIA)-kurir.mk