2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaEkonomiNë Postën e Maqedonisë nuk ka para për paga

Në Postën e Maqedonisë nuk ka para për paga

Postat e Maqedonisë janë pa paga, transmeton Kurir, duke iu referuar informacioneve të marra nga një punonjës i institucionit, i cili thotë se drejtori i ka lënë pa paga për javën e dytë.

“Afati ligjor për marrjen e pagave në Postën e Maqedonisë është deri më 15 të muajit, por për të dytën javë me radhë ende nuk kemi marrë rrogë”, thotë burimi ynë.

Ai shton se Sindikata e Postave të Maqedonisë ka qenë në takim me drejtorin Jani Makraduli dhe ka kërkuar nga ata që të mos bëjnë grevë apo protestë ndaj punëtorëve dhe se paga do të ketë deri në fund të muajit, për muajin gusht dhe në në fillim të tetorit (që është pothuajse javën e ardhshme) punonjësit do të marrin pagën e muajit shtator.

Aktualisht në postë janë mbi 1000 punonjës, çka do të thotë se të gjithë presin një pagë me vonesë në nivel të gjithë vendit dhe nuk dihet nëse dhe kur do ta marrin.

Ndryshe, në muajin prill punëtorët kërkuan rritje lineare të pagave, e më pas organizuan grevë duke mos punuar dhe bllokuar institucionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments