Ministri Kreshnik Bekteshi pas takimit në në Bashkësinë Fetare Islame, njoftoi se për kriën energjetike do të ketë takim edhe me Kishën Ortodokse Maqedonase, përcjell TV21. Bekteshi tha se takimi pritet të ndodhë brenda javës.
“Gjithsesi se do të shkojmë edhe në KOM, ekipi im sot bisedon me udhëheqësinë e KOM që të caktojmë temat dhe mbledhjen dhe jam i bindur se një mesazh, një shembull siç e jep sot BFI, do ta jep edhe KOM. Jam i bindur që gjatë kësaj jave do të ketë takim”, theksoi mes tjerash Bekteshi.