Valdete Deralla, mbesa e gjeneralit Mehmet Deralla, ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit 1912, ka marrë pjesë në protestën kundër BDI-së që u mbajt pasditën e së dielës në Tetovë. Me këtë rast ajo ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të liderit të BDI-së Ali ahmeti, për të cilin tha se hyri në luftën për kauzën kombëtare si komandant ndërsa do të përfundojë si tradhëtar. Deklaratën e plotë të zonjës Deralla mund ta ndiqni në videon më poshtë.