26.2 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajme7 komunat që do të përfitojnë 7,5 mln franga zvicerane për ujësjellësit...

7 komunat që do të përfitojnë 7,5 mln franga zvicerane për ujësjellësit Koçani, Radovishi, Berova, Vinica, Kumanova, Manastiri dhe Strumica

Zëvendësministrja Lashkoska dhe ambasadorja Ulman firmosën këto projekte me krerët e 7 komunave

Koçani, Radovishi, Berova, Vinica, Kumanova, Manastiri dhe Strumica.

. Është projekti që do të realizohet në 7 komuna me mbështetje të Ambasadës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt do të kushtojë 7,5 milionë franga zvicerane prej të cilave shteti ynë ka siguruar 1 milion franga dhe të tjerat shteti helvetik. Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor thonë se këto mjete do të zbatohen për sistemet e ujësjellësve në komunat më të prekura të sistemeve të amortizuara dhe furnizimit me ujë.“Kjo strukturë e financimit e pasqyron besueshmërinë dhe partneritetin e afërt me Zvicrën në drejtim të realizimit të prioriteteve tona të përbashkëta. Qëllimet e projektit janë të qarta, modernizimi i rrjeteve të ujësjellësit, uljen e humbjeve teknike dhe financiare, rritjen e efikasitetit energjetik dhe përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve publike komunale”, theksoi Ane Lashkoska, Zëvendësministre e Ekologjisë.Nga Ambasada e Zvicrës thonë se ndryshimet klimatike kanë shtuar thatësira dhe si pasojë edhe mungesën e ujit. Ambasadorja Veronika Ulman tha se populli zviceran po ndihmon qytetarët tanë për gjërat më elementare dhe thelbësore të jetesës, sigurimin e ujit të pandërprerë në çdo shtëpi.

 “Shfrytëzimi i mundësive të reja për të siguruar kushte të qëndrueshme për furnizim me ujë janë bërë të domosdoshme dhe urgjente. Në javët e fundit qytetarët e disa vendbanimeve e kanë ndjerë se çfarë është të mos kesh ujë 24 orë në ditë dhe kjo nuk ka ndodhur evtëm për shkakt të rritjes së konsumit të ujit në këto temperatura të larta, por edhe për shkak të humbjeve të mëdha të ujit në sistem.”, u shpreh Veronika Ulman, Ambasadorja e Zvicrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments