Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, para gazetarëve prezantoi fushatën “VAKSINOHU”. Filipçe mes tjerash shtoi se nëpërmjet fushatës “VAKSINOHU” do të luftohen edhe dezinformatat që vendosin në dilem qytetarët.
“Kjo fushatë ka për qëllim që të informojë qytetarët nga përfitimi i vaksinimit si mënyra e vetme për mbrojtje kolektive nga Covid-19. Të rrisë përgjegjësin te qytetarët për rëndësinë e vaksinimit dhe vetëm me vaksinim kriza mund të tejkalohet. Përmes fushatës do të luftojmë edhe dezinformatat që i vendosin në dilem qytetarët. Qëllimi jonë është që të dërgojmë informacionin e vërtet”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.