7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaFotoja hit në media sociale: kështu Vuçiç u poshtërrua para Trump-it

Fotoja hit në media sociale: kështu Vuçiç u poshtërrua para Trump-it

Një foto e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ulur para liderit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është bërë objekt talljeje në mediat sociale serbe e rajonale.

Le t’ju kujtojmë, një marrëveshje historike ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, ku dhe Trump ishte i pranishëm.

Por fotografia e Vuçiç ulur para Trump si nxënësi para mësuesit është bërë hit.

Pozicioni i Vuçiçit, por edhe qëndrimi i tij, frymëzuan shumë përdorues të rrjeteve sociale.

Duke krahasuar pozicionin e Vuçiçit në karrigen përpara Trump, fotografitë e Josip Broz Titos ulur në një kolltuk pranë ish-presidentit amerikan Richard Nixon filluan të qarkullonin në Twitter.

Gjithashtu, janë publikuar fotot e mëparshme të klryeministrit të vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiç, i cili gjithashtu është ulur në të njëjtin nivel dinjiteti me ish-Presidentin George W. Bush.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments