22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajme4 muaj burg të riut që goditi Macron, reagon presidenti francez

4 muaj burg të riut që goditi Macron, reagon presidenti francez

Shtetasi francez, Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u dënua me katër muaj burgim. Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.

Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh. Tarel e përshrkoi veten si simpatizant të krahut të djathtë. Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.Macron nuk e komentoi gjyqin, por tha se “asgjë nuk e justifikon dhunën në një shoqëri demokratike – kurrë”

Një person tjetër i arrestuar në përleshjen që pasoi shuplakën, do të gjykohet në një datë të mëvonshme për armëmbajtje pa leje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments