6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme3 in 1 video lajmi flet / Ministri i kultures Asaf Ademi...

3 in 1 video lajmi flet / Ministri i kultures Asaf Ademi 3 here foli a duhet tash te pret shiritin e Teatrit ne Shkup

linku1 http://shenja.tv/ministri-ademi-teatri-shqiptar-ne-shkup-do-te-jete-gati-ne-vjeshte-video/

MINISTRI ADEMI: TEATRI SHQIPTAR NË SHKUP DO TË JETË GATI NË VJESHTË (VIDEO)

kryesoreKulturëLajmeMaqedoni Jul 2, 2018 

Fundi i muajit tetor, eventualisht fillimi i nëntorit do e gjejë të përfunduar objektin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Këtë e premtuan njëzëri ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe drejtori i teatrit Adem Karaga. Ministri Ademi realizoi një vizitë në objektin e teatrit dhe u shpreh se nga ajo që arriti të shohë, objekti është në fazën e finalizimit dhe përfundimisht aktorët shqiptarë do e kenë të gatshme shtëpinë e tyre.

ASAF ADEMI, MINISTËR I KULTURËS
“Biseduam me drejtorin për mbarëvajtjen e punëve të deritanishme, për problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë kësaj periudhe si dhe biseduam për komplikimet që janë paraqitur. Gjithashtu pata rastin që të bisedoj edhe me mbikqyrësin e aktiviteteve ndërtimore, që shprehi optimizëm të theksuar se ky objekt diku kah nëntori do të jipet në përdorim”.

Objekti në fjalë ka filluar me ndërtime në vitin 2014 dhe përfundimi i së njëjtës është premtuar disa herë edhe nga qeveritë e kaluara, ndërsa tani siç shprehet edhe drejtori Karaga, shohin dritë jeshile të finalizimit të punëve të ndërtimore .

ADEM KARAGA, DREJTOR I TEATRIT SHQIPTAR
“Sipas gjitha gjasave po i duket fundi gjithë asaj odeiseje të gjatë shumëvjeçare që ne shumë shpejtë do të kthehemi në objektin tonë. U përpoqëm në formë modeste të prezantojmë gjithë atë që deri tashi është ndërtuar në teatrin tonë”.

Kanë kaluar katër vjet që kur filloi ristaurimi i Teatrit Shqiptar dhe gjithë kjo zvarritje sipas ministrit Ademi kanë qenë pasojë e komplikimeve nga realizuesit e punëve ndërtimore.

Në pyetjen se a do të kërkojë ministri i Kulturës revision për atë se cili ka qenë shkaku i prolongimit të punimeve, ministri u shpreh se në qoftë se ka kërkesë prej ekspertëve në kuadër të ministrisë ose ndonjë kërkesë e jashtme, atëherë ata do inicojnë revizion nga Enti Shtetëror i Revizionit ose nga ndonjë institucion i pavarur që të bëjë revidimin e dokumentacionit gjatë ndërtimit të këtij objekti. Emine Ismaili /SHENJA/

linku 2https://www.alsat-m.tv/teatri-shqiptar-ndahen-edhe-810-mije-euro-per-rikonstruktimin-e-tij/

“Teatri Shqiptar”, ndahen edhe 810 mijë euro për rikonstruktimin e tij

27 NËNTOR 2018 / 15:52

Teatri shqiptar në Shkup do të marrë 810 mijë euro shtesë nga buxheti i Ministrisë së kulturës, të parashikuara  për vitin e ardhshëm. Ministri i Kulturës Asaf Ademi tha se pret që ky institucion kulturor së shpejti të jetë gati. Rikonstruksioni po zgjat tashmë pesë vite ndërsa deri më tani janë shkelur shumë afate. Premtimi i fundit nga ky institucion është se godina do të përfundoj deri në Vitin e Ri.

Ndryshe, vet Ministria e Kulturës para dy javëve publikoi raport, i përgatitur nga një grup i jashtëm i revizionit, e që kishte të bëjë pikërisht me rikonstruksionin e Teatrit shqiptar. Dokumenti me konkluzionet është dorëzuar në Qeveri, por ende nuk është shqyrtuar në seancë. Ministri shton se në mënyrë plotësuese ka formuar grup pune në kuadër të Ministrisë, i cili heton rezultatet e raportit i cili është dërguar edhe pranë revizionit shtetëror, por edhe në Ministrinë e financave.

Më datën 16 të këtij muaji, Ministria e Kulturës publikoi raportin special. Në dokument qëndronte se personat e pakualifikuar i kanë udhëhequr procedurat e tenderimit. Vlera e projektit është rritur. Edhe pse nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi në projektin e vitit 2012, shuma e parave të siguruara është rritur për plot një milion euro. Përveç kësaj, grupi i punës ka konstatuar se kompania “Shencia” që e kryen rikonstruimin ka pasur dy filiale, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin. Sipas analizës së revizionit të pavarur, deri më tani për riparimin e ndërtesës janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 10 milionë e 600 mijë euro. Procedurë parahetimore në kuadër të “Shkupi 2014” lidhur me rindërtimin e Teatrit Shqiptar ka ngritur edhe Specialja. Në mënyrë plotësuese deri tek Katica Janeva është dorëzuar një raport i revizorëve të posaçëm, por dokumente për rikonstruimin e teatrit ka dërguar edhe policia financiare. Nga teatri shqiptar, thonë se sanimi i ndërtesës është në përputhje me ligjet.

Bojan Stojanovski 

linku 3 https://www.alsat-m.tv/skadon-dhe-nje-afat-per-teatrin-shqiptar/

Skadon dhe një afat për teatrin shqiptar

2 SHKURT 2019 / 16:09

Ka skaduar edhe një afat për rikonstruktimin e teatrit shqiptar. Sipas premtimeve që u bënë vitin e kaluar, punimet për këtë objekt tashmë duhej të lishin përfunduar.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, mbikëqyrësi i punimeve ndërtimore këtu në teatrin Shqiptarë premtoi se objekti do të jetë gati deri në Vitin e Ri. Më pas dha afat shtesë prej një muaji për testimin e pajisjeve brenda objektit ose deri në fund të janarit. Megjithatë, punët ndërtimore këtu në objekt edhe më tej po zhvillohen”.  – Bojan Stojanovski, gazetar

Vitin e kaluar përfundimi i punëve ndërtimore u shty tre herë. Premtimi i parë ishte se objekti do të jetë funksional deri në 31 maj. Ky afat nuk u respektua. Afati tjetër ishte për 31 tetor. Por më 31 tetor u dha premtim i ri se punët do të përfundojnë më 31 dhjetor. Ndonëse tash në janar 2019 punët ndërtimore në teatrin Shqiptarë duhej të ishim kryer, punëtorët ende punojnë brenda dhe jashtë objektit. Zyrat po pajisen me orendi, sikur që po përgatitet edhe salla kryesore për shfaqje, por punohet edhe në hapësirat e jashtme. Nga teatri Shqiptarë thonë se festat dhe moti i ftohtë kanë ndikuar në shtyrjen e fundit të punimeve për përfundimin e objektit.

Objekti ende nuk është i lidhur me rrjetin e energjisë elektrike, gjë që pritet të ndodh gjatë javës që vjen dhe kur duhet të nis testimi i pajisjeve të montuara. Aktivitetet e tjera, përkatësisht finalizimi i fazës së interierit duhet të pasojë pas përfundimit të kontrolleve interne teknike në mënyrë sukcesive.- u shprehën nga Teatri Shqiptar

Nga Teatri sqarojnë se do të furnizohen me pajisje për objektin i cili nuk është i përfshirë në kontratën fillestare për riparim ndërsa ekipi do të plotësohet me kuadër teknik.

Sipas Ligjit për ndërtim dhe konform rekomandimeve nga Ministria e Kulturës, objekti nuk do të shfrytëzohet deri në marrjen e Lejes së përdorimit nga ministria kompetente, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”. – theksuan nga Teatri shqiptar

Televizioni Alsat procesin e rikonstruksionit të Teatrit shqiptar është duke ndjekur tërë vitin 2018-të. Punimet nisën para pesë viteve kur paralajmëruan nga Nikolla Gruevski, Elizabeta Kançeska- Milevska dhe Musa Xhaferi kur kishin premtuar se objekt do të jetë gati në shtator të vitit 2015, por punimet ndërtimore shtyheshin vazhdimisht. Në vitin 2015 fillimisht falimentoi kompania “Lamone Moreda” e cila e fitoi tenderin prej 8 milionë euro për riparimin e objektit. Më pas, rekonstruksionin e vazhdoi kompania italiane “Shencia”. Kontrolli i Alsat për kompanitë në regjistrin qendror italian tregoi se kompanitë janë të lidhura mes vete dhe se drejtorët e kompanisë së falimentuar “Lamone Moreda” janë themelues të kompanisë së re “Shencia”, e cila përveç në Itali zyra ka edhe në Shkup. Ministri aktual i kulturës, Asaf Ademi bëri një revizion të pavarur të procesit së riparimit të teatrit ku u konfirmua se persona jokompetent i kanë udhëhequr procedurat e tenderit ndërsa vlera e objektit është rritur për 1 milionë euro shtesë. Ky raport i posaçëm u dorëzua pranë Prokurorisë Speciale, e cila tashmë ka nisur proces para- hetimor për projektin “Shkupi 2014” në suazat e të cilit ishte edhe riparimi i Teatrit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments