22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajme233 të arrestuarit ,dje, dalin para gjykatës. Për 30 prej tyre, Prokuroria...

233 të arrestuarit ,dje, dalin para gjykatës. Për 30 prej tyre, Prokuroria kërkon masë të butë siguria për 4 gra dhe…

Dalin përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për tu njohur me akuzat kanë dalë 30 nga 84 të akuzuarit.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.

Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.

Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments