12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme23 komuna përfitojnë nga programi TAV-Maqedoni,gjithësejt 9,9 milion euro

23 komuna përfitojnë nga programi TAV-Maqedoni,gjithësejt 9,9 milion euro

23 komuna do të përfitojnë 9.9 milionë euro mjete për realizimin projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni. Në ndarjen e kontratave për krerët e komunave, drejtori TAV Maqedoni, Sani Shener, theksoi se me këto mjete do të financohet ndërtimi të rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruim i rrugëve dhe institucione arsimore.

“Ne si TAV aerportet së bashku me Qeverinë e RMV-SË, nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e 23 projekteve për pushtetin lokal, shuma totale e këtyre pjekteve është 9.9 milionë euro. Kjo është vetëm një pjesë e investimit nga shuma totale e investImit prej 49.7 milionë eurpo. Në afat prej 3 vitesh, 35 milionë euro do të jenë të dedikuara për 99 projekte shoqërore, ndërsa 14,7 milionë euro për investime shtesë në aerportet në vend të kargo aeroportit.”, tha Sani Shener, drejtor i TAV-Maqedoni.

Kryeministri Zaev, tha se mjetet për këto projkete janë siguruar pas anulimit të projketit për ndërtimin e kargo aeroportit në Shtip.

“Mjetet janë siguruar me vendim të qeverisë për ri-shpërandarje të mjeteve nga konsesioneri TAV, të cilat ishin të dedikuara për ndërtimin e aerportit kargo në Shtip ndërsa tani do të financohet projkete nëpër komunat në të gjithë shtetin dhe do të zgjërohen kapacitet e ndërtesave të aeroprtove në Shkup dhe Ohër.”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria, tha Zaev vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, ndërsa përmes partnerëve ndërkombëtar po punohet për përmirësimin e kushteve infrasktutore të qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments