2 të vdekur, 15 pacientë të shëruar dhe 37 raste të reja me Covid-19

139

Ministria e Shëndetëisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 37 raste të reja të prekura me Covdi 19. Prej tyre 9 në Kumanovë, 8 në Shkup, 8 në Ohër, 5 në Prilep, 3 në Tetovë,3 në Veles dhe 1 në Koçan.

Ndërsa 2 pacient të diagostifikuar me Covid 19 kanë ndërruar jetë. Në Klinikën infektive në Shkup kanë ndërruar jetë një 66 vjeçar ndërsa në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient në moshën 83 vjeçare nga Shtipi.Të dy pacientet kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë poashtu informon se në Institutin për Shëndet Publik, janë regjistruar 15 pacient të shëruar , nga të cilët 6 nga mjekimi spitalor dhe 9 nga mjekimi shtëpiak.