10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme2 in 1 /Kur flet Bujar Osmani dhe BDI dridhet Europa ....

2 in 1 /Kur flet Bujar Osmani dhe BDI dridhet Europa . BE nëse nuk jepni datë përziheni në zgjedhjete e RMV-së. Reagon Franca

linku https://kanal5.com.mk/articles/406840/osmani-bez-datum-vo-mart-eu-kje-se-vmesha-vo-izborite-vo-april

Deklarata që iritoi Francën

Reagimi i Francës

linku https://tv21.tv/keqinterpretimi-i-fjaleve-te-ambasadorit-ambasada-e-frances-reagon-per-proceset-paralele/

Keqinterpretimi i fjalëve të ambasadorit, Ambasada e Francës reagon për “proceset paralele”

Deklarata e djeshme e Ambasadorit francez në Shkup Kristijan Timonie se disa procese të Bashkimit Evropian mund të udhëhiqen paralelisht, siç është reformimi i brendshëm i Unionit dhe metodologjia e re e bisedimeve, bëri që shumëkush të mendojë se Franca po lëshon pe ndaj Shkupit dhe Tiranës për të marrë datë për bisedime.

“Nga ana jonë ekziston çështje tjetër që është reforma për funksionimin e Bashkimit Evropian sepse nuk do të ketë kuptim t’ju pranojmë në vend ku nuk ka rend. Në këtë aspekt do të them se proceset mund të udhëhiqen paralelisht, sepse rruga që është para jush nuk është e shkurtër por gjithsesi kjo është edhe rrugë e reformave të brendshme të Unionit që as ky nuk është i shkurtër”, deklaroi Timonie më 28 janar të këtij viti.

I pyetur nga gazetarët, në grackën e kësaj deklarate të Timoniesë sot ra edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.

“Kjo që thotë ambasadori është e rëndësishme në rast se komisioni nuk arrin konsensus për metodologjinë, atëherë kjo i bie që ne në mars mund të marrim datë pavarësisht se ka metodologji apo jo, ky është qëndrimi i ambasadorit francez”, theksoi Osmani.

Por nuk është kështu. Nga ambasada e Francës në Shkup deklaratën e djeshme të ambasadorit e quajnë keqinterpretim duke qartësuar se ambasadori ka dashur të thotë se bisedimet mund të fillojnë vetëm kur metodologjia të jetë miratuar.

“Kur të miratohet metodologjia, do të mund të fillojnë bisedimet, ndërsa në ndërkohë Bashkimi Evropian me sukses do t’i përfundoj reformat e tij, që do t’i mundësojë të shqyrtojë futjen e anëtareve të reja, me kushte kur vetë Unioni do të ketë proces të rinovuar dhe efikas për të marrë vendime”, thonë nga Ambasada e Francës në vend.

Më 5 shkurt pritet që komisioni të publikojë metodologjinë e re, ndërsa më 26 mars Këshilli Evropian të sjellë vendim për datë për Shkupin dhe Tiranën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments