21.2 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajme 19-vjeçari përdhunoi 15-vjeçaren, e kërcënoi me vdekje nëse fliste

 19-vjeçari përdhunoi 15-vjeçaren, e kërcënoi me vdekje nëse fliste

Prokuroria Тhemelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për veprën penale “dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”.

Më datë 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare me përdorim të forcës dhe kanosjes.

PROKURORIA THEMELORE TETOVË

Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinji i saj, e ka tërhequr për krahu drejt një veture të parkuar aty pranë. Një person tjetër e ka hap veturën, ndërsa i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme.

Automjeti drejtohej nga  një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme.

Nga prokuroria sqarojnë se i dyshuari  e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën te vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ai mund të ikë për të ndikuar mbi dëshmitarin/viktimën ose për të përsëritur veprën penale. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments