13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajme10 të arrestuar me dyshimin për mashtrime me kartela bankare - vlera...

10 të arrestuar me dyshimin për mashtrime me kartela bankare – vlera e dëmit mbi 400 mijë euro

Për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove nga 4 banka në Kosovë janë arrestuar 10 persona gjatë aksionit policor të kryer të martën. Ata dyshohen për veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike

Nën dyshimet se me anë të sulmeve kibernetike dhe mashtrimeve me çeqe e kartela janë arrestuar 10 persona, të martën. Vlera e dëmit që u është shkaktuar katër bankave është mbi 400 mijë euro.

Në komunikatën e Policisë thuhet se aksionit i ka paraprirë një periudhë hetimore disamujore dhe se me vendim të gjykatës kanë kryer kontrolle në lokacione të ndryshme në shtatë qytete të Kosovës.

“Policia e Kosovës, për të kompletuar të dhëna e dëshmi rreth rastit, ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan. Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar 10 të dyshuar, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit dhe hyrje në sisteme kompjuterike”, tha Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të dyshuarit kanë kryer veprat “Hyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€ (katërqind mijë eurosh)”, thuhet nga Themelorja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit janë sekuestruar kompjuterë, telefona celularë, kartela bankare, dokumente, si dhe tri armë e municion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments