15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajme10.000€ për secilin qytetar, Mexhiti: Po, është në plan qeveritar

10.000€ për secilin qytetar, Mexhiti: Po, është në plan qeveritar

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në Daily Click në TV21 tha se është në plan qeveritar premtimi i VLEN-it për shpërndarjen e 49 për qind të aksioneve nga ndërmarrjet publike, respektivisht premtimi që secili qytetar të marrë nga 10.000 euro. Ai nuk tregoi se kur do të realizohet premtimi në fjalë, por tha se ka pajtueshmëri me VMRO-DPMNE-në për këtë çështje.

TV21: 10.000€ për secilin qytetar, premtimi për shpërndarjen e 49% të aksioneve të ndërmarrjeve shoqërore. A është diskutuar kjo temë? Kur do të realizohet? Qysh do e bëni? A është në plan qeveritar?

“Po! Po, është në plan qeveritar. E kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në. Pajtohemi dmth që shumë ndërmarrje publike, edhe pse kanë monopol ekonomik, për shkak të korrupsionit të madh që ka ndodhur në të kaluarën, për shkak të jo qeverisjes së mirë të atyre ndërmarrjeve, janë para bankrotimit. Është ide ekonomike e VLEN-it, që të fillojmë këto t’i transformojmë, t’i shndërrojmë në shoqatë aksionare, ku një pjesë të mirë të aksioneve të shkojnë te qytetarët, të rritet kontrolla ndaj këtyre dhe do të jetë një mundësi për futjen e kapitalit dhe “know how” nga kompani prestigjioze ndërkombëtare, të cilat këto kompani para bankrotit, mund t’i shndërrojnë në kompani profitable”, tha mes tjerash Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments