4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEVI KËRKON FALJE, POR NUK JEP DORËHEQJE, “JAM VIKTIMË E MASHTRUESVE ME...

ZAEVI KËRKON FALJE, POR NUK JEP DORËHEQJE, “JAM VIKTIMË E MASHTRUESVE ME ORIENTIM ANTI-NATO”

Kryeministër: Alo?
Poroshenko: Hello.
Kryeministër: Hello, po.
Poroshenko: Mirëdita kryeministër.
Kryeministër: Kënaqësia është e imja. Zorani po flet. A jeni ju kryetar?
Poroshenko: Po, unë jam. Shpresoj se moti është i mirë në Maqedoni.
Kryeministër: Po, është verë dhe shumë nxehtë. Si është në Ukrainë?

Ky incizim zgjat 54 minuta dhe përbëhet nga 3 biseda. Kryeministri Zoran Zaev mendon se bisedon me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Por, nuk është ashtu. Dy satiristë nga Rusia e kanë gjetur numrin e kryeministrit dhe një herë janë prezantuar në emër të Poroshenkos, dhe një herë në emër të Stoltenbergut. Zaevi thotë se incizimi është autentik, por se janë nxjerrë nga konteksti disa sekuenca të bisedës. Në bisedë, Poroshenkoja “i rrejshëm”, i propozon Zaevit që t’i japë para, respektivisht ryshfet patriarkut Vartollomej për pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Poroshenko: Unë e zgjidha problemin me kishën ukrainase, por i dhashë donacion Vartollomejit prej 100 mijë eurove, edhe atë në kesh.

Zaev: Thotë po, po kjo është normale. Se kjo nuk është problem për ne.

Kryeministri në këtë pjesë të bisedës, ka thënë se u ka ndihmuar objekteve fetare dhe se është i gatshëm që këtë ta bëjë përsëri. Zaev nuk jep dorëheqje dhe nuk e ka ndërmend të largojë asnjë këshilltar nga puna të cilët e kanë për detyrë ta këshillojnë dhe t’i menaxhojnë bisedat që i bën kryeministri i vendit. Ai u kërkoi falje qytetarëve për këtë lëshim që ka bërë qeveria pas publikimit të audio incizimit telefonik me dy persona siç thotë ai një strukturë mirë të organizuar, për ta dëmtuar shtetin për integrimin në NATO dhe BE.

“Absolutisht unë nuk po tregoj asnjë sekret shtetëror. Unë  flas dhe ndaj qëndrime që janë të njohura zyrtarisht. Qoftë takime me Stoltenbergun apo Merkelin. Ne vetëm i përsërisim këto qëndrime. Nuk është asgjë e re apo e fshehur. Më vjen keq për ndarjen e numrave telefonik. Unë shpesh kam thënë që edhe numrin tim mund ta ndaj çdokush. Numri im është i hapur për çdo qytetar. Ndonjëherë edhe privatisht flasim jo vetëm prej telefonave fiks që i kemi”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në audio-incizimin janë bërë 3 biseda. Njëra është kinse me Jens Stoltenberg, tjetri prezantohet si Petro Poroshenko. Zaev thotë se njëra bisedë është bërë përmes telefonit fiks në qeveri, kurse dy të tjerat me whats-app.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Mendoj se nga ky rast do të dalim edhe më të fortë, ka pasur edhe raste të tilla edhe në vendet tjera dhe nuk mendoj se për këtë duhet ta kufizoj komunikimin tim. Dëshiroj të bisedoj, të shpërndaj informacione me qytetarët, besoj se transparenca është një nga përfitimet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Jam viktimë e sinqeritetit që kam me çdokënd. Kështu sot u arsyetua kryeministri Zoran Zaev.  Ai tha se këto struktura përfitojnë nga diskreditimi mediatik, dhe zakonisht janë të orientuar kah persona ose vende që kanë aspirata euroatlantike. Për këtë bisedë dyshohet se kanë bërë dy komikët rus dhe më përpara kanë mashtruar edhe vetë Poroshenkon, kryeministrin britanik Boris Xhonson, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, presidentin Makron e të tjerë. Pas publikimit të incizimit, kryeministri nuk ka biseduar as me Poroshenkon, e as me Stoltenbergun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments