Zaev mohon ndjekjen e Pendarovskit nga shërbimet

0
106

Kryeministri Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski mendojnë ndryshe nga njëri – tjetri për ndjekjen e kandidatit për president të shumicës nga shërbime të afërta të opozitës. Kryeministri Zaev thotë se Pendarovski është fotografuar për tu parë se çfarë automjeti vozit.

Gjithsesi se është i sigurte, tani konfirmuam se bëhet fjalë për fotografim për tu dëshmuar se çfarë automjeti ka dhe çfarë vozit. Besoj se të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehen të sigurte, nuk ka arsye pse mos ndjehen të sigurt”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Megjithatë, kandidati për president, Stevo Pendarovski, deklaroi se dje pas dite e ka paraqitur rastin në polici, me qëllim që të zbardhet arsyeja e ndjekjes dhe fotografimit të tij.

Pres që në periudhën e ardhshme institucionet përkatëse të punojnë atë që duhet të punojnë. Përshtypja ime është se po, andaj edhe e paraqita, dua organ kompetent të më tregojë nëse ajo është e vërtetë dhe kuptohet, të shihet nëse jam vetë unë cak i ndjekjeve. U rekomandoj tek ajo që e tha Spasovski si përgjigje në pyetje të deputetëve, ku tregon edhe partinë edhe emra dhe mbiemra të cilët eventualisht janë të involvuar”- pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski, deklaroi se e ka pranuar paraqitjen e Stevo Pendarovski dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Dje pas dite ka ardhur paraqitja se ka të publikuara dy filmime të paligjshme të cilat janë publikuar në Twiter. Sektori për krim kompjuterik dhe ekonomik ka ndërmarrë masa, do të shohim se i kujt është ai Twiter dhe pastaj do të vazhdojmë”- theksoi Oliver Spasovski, MPB.

Akuzave të Stevo Pendarovskit se po e ndjekin struktura të afërta me opozitën, iu përgjigj VMRO-DPMNE-ja. Zëdhënësi Naum Stoillkovski kërkoi përgjigje nga MPB nëse Pendarovski ndiqet dhe nëse qytetarët e vendit janë të sigurt.

Kaluan tre ditë dhe ende nuk ka përgjigje për opinionin nëse shërbimet e huaja po ndjekin kandidatët për president, ose ndoshta ato janë vetëm në kokën e kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Oliver Spasovski, ende nuk ka përgjigje nëse shteti është i sigurt. A garanton Oliver Spasovski ambient të sigurt për garë presidenciale?”- theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Ditë më parë kandidati për Presidenti i koalicionit Qeveritar, Stevo Pendarovski, deklaroi se po ndiqet dhe filmohet nga struktura të cilat janë të afërta me opozitën.

Mefail Ismaili


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here