4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVuçiçi takon amasadorin palestines, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

Vuçiçi takon amasadorin palestines, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të martë është takuar me ambasadorin palestinez, Mohamed Nabhan, duke e njoftuar rreth bisedimeve të zhvilluara nga delegacioni serb në Ëashington dhe Bruksel.

Sipas mediave bëhet me dije se në këtë takim ambasadorit Nabhani i është thënë se Serbia po e respekton dhe ruan miqësinë me Palestinën dhe popullin palestinez dhe se e mbështet arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.

“Serbia është e përkushtuar për avancimin e raporteve, edhe me Izraelin e edhe me Palestinën, teksa dëshiron zgjidhje të qëndrueshme mbi bazën e normave ndërkombëtare, të konfirmuara në OKB, të cilat do të sillnin paqe, stabilitet dhe progres për të gjithë”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai ka falënderuar udhëheqësinë palestineze rreth qëndrimit parimor për mosnjohjen e Kosovës.

Ndër të tjera ambasadori Nabhan, është shprehur se Palestina e çmon Serbinë, me të cilën ka raporte të thella miqësore dhe se rrjedhimisht me shqetësim është pranuar lajmi për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe në Jerusalem.danas.rs

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments