4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) AFRIM GASHI DHE MINISTRI I KULTURËS, HYSNI ISMAILI VIZITOJNË ZONAT E...

(VIDEO) AFRIM GASHI DHE MINISTRI I KULTURËS, HYSNI ISMAILI VIZITOJNË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI

Që nga momenti kur morëm lajmin e hidhur për tërmetin në Durrës dhe Shqipëri në përgjithësi ne u prekëm gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si njerëz.”. Kështu ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili së bashku me ministrin e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili dhe deputetin Rexhep Memedi, kanë vizituar Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti.

Afrim Gashi, Alternativa

“Janë disa momente në jetë ku përkatësitë e ndryshme qoftë racore, politike, partiake, përfundojnë dhe tërmetet janë ato momente që na bashkojnë zemrat dhe na bëjnë të ndihemi më solidarë. Gjithë neve na u dridhen zemrat, por sot kur po vijmë këtu dhe po i shohim dhimbjet e tyre, tragjedinë, trishtimin që ata kanë parë me sytë e tyre dhe ne po solidarizohemi, ngushëllojmë familjarët për humbjet e tyre, të gjithë Shqipërinë, të gjithë shqiptarët. Ne u ngritëm të gjithë bashkë për të ndihmuar”

Nga ana tjetër, ministri i Kulturës, Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili një deklaratë për AA tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut menjëherë ndërmori masa për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë, posaçërisht Durrësit.

Hysni Ismaili, ministër i Kulturës

“Ndihma do të vazhdojë edhe më tej dhe çfarë është në duart tona do të ndihmojmë. Besoj se së shpejti do të kalojmë edhe këto momente të vështira. Sot erdhëm këtu në Durrës të vizitojmë hallexhinjtë. Janë vendosur nëpër çadra, kanë kërkesa të shumta. Mendoj së dalëngadalë situata do të stabilizohe”

Deputeti Memedi tha se të gjithë kanë ndjerë dhimbje për këtë tragjedi që ndodhi në Shqipëri dhe shtoi se “shprehim ngushëllimet gjithë familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre. Po ashtu urojmë që personat që kanë marrë lëndime sa më shpejt të shërohen dhe të kthehen në familjet e tyre.

Enis Murtezi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments