6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTv Telma / Për vrasjen e Dilaver Bojkut-Leku është i dyshuar Kreshnik...

Tv Telma / Për vrasjen e Dilaver Bojkut-Leku është i dyshuar Kreshnik Lloga…(video)

Për vrasjen e Dilaverr Bojkut është dyshuar Kreshnik Lloga, për emrin e të cilit u fol edhe si vrasës i mundshëm në ditën e vrasjes nga dëshmitari, nga djali i Leku . Policia thotë se janë ngritur kallëzime penale kundër Llogës dhe një 39-vjeçari banues në Livadhin e Strugës për vrasjen që ndodhi më gushtit 2017/

33-vjeçari Kreshnik Loga dyshohet se vrau makron kontraverz dhe biznesmenin Dilaverr Bojkun -Leku dy vjet e gjysmë më parë në një dyqan kafeje në bregdetin e Strugës.Policia njoftoi për këtë ditën kur zëvendësministresha shtesë nga rradhët e LSDM po vizitonte stacionin policor të Strugës.Kreshnik Lloga dyshohet se ka vrarë Lekun, por edhe për përpjekjen për të vrarë djalin e tij Artan Bojku dhe një burrë tjetër Velesta të cilët u përpoqën ta pengonin atë të arratisej.Në emisionin e tetorit të vitit 2018 të emisionit Kod, dëshmoi edhe djali i Bojkut, i cili pretendoi se kishte identifikuar menjëherë autorin e krimit dhe i tha policisë.E njoh personin, është Kreshnik Lloga . Unë këtë e deklarova edhe në spital ku u dërgua babai im ,e përsërita edhe në polici edhe në prokurori dhe ku atje u bë një foto-robot, e identifikova edhe në fotografi, tha Artan Bojku, djali i Dilaverit të vrarë, në një shfaqje të emisionit KOD (tetor 2018). Ndaj Artan Bojkut ka krisur duke u arratisur Kreshnik Lloga

I dyshuari për vrasje Kreshnik Lloga reagoi më pas duke u përgjigji se ai ishte marrë në pyetje dhe se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Bojkut nga Veleshta.Kreshnik Lloga akuzoi familjen e Bojkut të vrarë se kishte vrarë dhe likuiduar disa anëtarë të familjes Lloga dhe Iseni nga fshati fqinj Livadhi. Kreshnik Loga ishte larguar nga vendi legalisht një ditë pas vrasjes së Bojkut dhe marrjes në pyetje të policisë dhe është akoma në Zvicër.

Edhe i dyshuari i dytë, një banor 39-vjeçar nga Livadhia, i cili e voziti vrasësin me mercedes deri në një kafene ku rrinte Bojku, është gjithashtu i padisponueshëm. Policia po kontrollon se ku është.

Një burrë tjetër pra i treti është përfshi në vrasje dhe e morri vrasësin me motor dhe ikën nëpër rrugët e Strugës. Nuk ka detaje rreth tij, dhe Ministria e Brendshme nuk ka lëshuar asnjë detaj mbi motive, megjithëse spekulimet janë se bëhet fjalë për marrëdhënie të paqarta midis dy familjeve dhe gjakmarrjes të mundshme.

Kjo hakmarrje e gjatë rezultoi edhe në vrasjen e Istref Iseni në Zvicër, djali i të cilit ishte qëlluar dhe vrarë nga vëllai i djalit të vrarë.

Miomir Serafinovic

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments