3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTragjedi në Greqi/ 3 të vdekur nga cikloni, i moshuari nxirret i...

Tragjedi në Greqi/ 3 të vdekur nga cikloni, i moshuari nxirret i pajetë nga rrënojat e shtëpisë

Rritet numri i viktimave nga cikloni “Janos” që goditi Greqinë. Deri tani, numërohen tre të vdekur. Autoritetet greke gjetën këtë të dielë një 62-vjeçar të pajetë nën rrënojat e shtëpisë së shembur në Kastania, Karditsa.

Ai ishte i zhdukur, por u gjet i vdekur teksa tentohej të nxirrej nga çatia e shembur. Të shtunën u regjistruan dy vdekjet e para nga cikloni, një grua nga Farsala dhe një blegtor në Karditsa.

Nga ana tjetër, vazhdon të mbizotërojë ankthi për gjetjen e një shoferje 43-vjeçare dhe të një bariu. Të dy ata janë të zhdukur. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur vetëm makinën e 43-vjeçares.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments