8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTPM: Presim Grubi të paguaj dëmin, për Ahmetin nuk ka vandalizëm, Zaev...

TPM: Presim Grubi të paguaj dëmin, për Ahmetin nuk ka vandalizëm, Zaev paralajmëron përgjegjësi

Partnerët e koalicionit, Zaev dhe Ahmeti, me këndvështrime të ndryshme për ngjarjen që ndodhi të premten në Teatrin Popullor të Maqedonisë. Lideri i BDI-së, gjatë vendosjes së luleve para përmendores së Skënderbeut, me rastin e Ditës së flamurit shqiptarë, tha se nuk ka asgjë të kontestueshme që grupi i tifozëve “Shfercerat” ka festuar në TPM dhe se nuk ka pasur vandalizëm.

Tre orë më vonë, kryeministri Zaev, në pyetjet e deputetëve tha se në ngjarjen në TPM është bërë jo vetëm dëm material por edhe shpirtëror. Tha se tashmë është përpiluar shkresë nga grupi i punës ku thuhet se janë dëmtuar krahët e ulëseve,  këmbët e ulëseve, ornamentet, janë thyer drita si dhe dëme tjera.

Këtë e deklaroi Zaev gjatë pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova e cila e pyeti se kush është organizator dhe kush ka nënshkruar marrëveshjen me TPM për marrjen e hapësirës. Për këtë dërguam pyetje deri te TPM, prej ku për TV21 thonë se më 22 nëntor janë mbajtur dy ngjarje. Ngjarja e parë ka kaluar siç duhet dhe ka qenë e organizuar nga Ministria për sistem politik, ndërsa për ngjarjen e dytë është paralajmëruar se organizator është deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Të premten, gjatë shënimit të Ditës së alfabetit shqip në TPM morri pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, por pas kësaj ngjarje u shënua edhe përvjetori i formimit të grupit të tifozëve “Shvercerat”, gjë për të cilën në opinion kishte akuza se ka pasur sjellje të pahijshme dhe thyerje të inventarit të teatrit, një gjë që u demantua nga ana e tifozëve të Çairit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments