15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTop-Chanel/“Lufta” tregtare vazhdon. Takimi i ministrave të Kosovës dhe Maqedonisë nuk dha...

Top-Chanel/“Lufta” tregtare vazhdon. Takimi i ministrave të Kosovës dhe Maqedonisë nuk dha zgjidhje

linku

http://top-channel.tv/2019/08/20/lufta-tregtare-vazhdon-takimi-i-ministrave-te-kosoves-dhe-maqedonise-nuk-dha-zgjidhje/

Takimi në mes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe atij të Ekonomisë nga Maqedonia e Veriut për zhbllokim të masave të ndërmarra nga të dyja qeveritë, ka përfunduar pa sukses.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbaj në fuqi vendimin për ndalesën e eksportit të rasatit të peshkut nga kompanitë kosovare, kurse Kosova nuk do të heq dorë nga ndalesa për importin e mjaltës dhe patates nga vendi fqinj.

Ministri i ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka thënë të kenë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës program për monitorimin aktiv dhe analiza shtesë të rastit të peshkut, të cilat do t’u dorëzohen autoriteteve fqinje deri të premten.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi se Kosova nuk e ka për detyrë t’i bëjë këto analiza me vendet nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-së.

Megjithatë ai ka pranuar se pala maqedonase nuk ka njoftuar fare institucionet e Kosovës për vendimin.

Por, nëse analizat nuk dalin sipas kritereve të kërkuara asnjëra nga qeveritë nuk pohon largim të masave.

Burime të Top Channel brenda takimit kanë treguar se ministri Shala ka paralajmëruar shtim të masave të reciprocitetit ndaj Maqedonisë së Veriut nëse kjo e fundit nuk reflekton.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments