Të shtënat në hotel, Spasovski: Prokuroria s’pati guxim

0
45

linku https://www.slobodenpecat.mk/spasovski-ojo-nemashe-hrabrost-da-gi-pritvori-zakanuvachite-od-aleksandar-palas/

MPB-ja intensivisht po punon në zbardhjen e rastit me të shtënat në “Aleksandar palas”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjes se deri ku është hetimi për këtë rast.

Spasovki shprehu keqardhje pse prokuroria, siç tha, nuk pati guxim të caktojë paraburgime për të dyshuarit.

“Po punohet në hetimin për incidentin me të shtëna në hotelin “Aleksandar palas”. Për këtë incident, ju e dini, kemi pasur edhe disa të arrestuar të cilët paraqesin kërcënime serioze për jetën e kolegëve, policëve. Më vjen keq që prokuroria nuk pati guxim, sepse përsëri kaloi me masa të sigurisë në vend se me paraburgime. Por, në intensivisht po punojmë në këtë rast”, deklaroi Spasovki.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here