3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSHGM qorton Bekteshin: Kujdes se si sillesh me gazetarët

SHGM qorton Bekteshin: Kujdes se si sillesh me gazetarët

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në njoftimin e sotëm e dënon sjelljen e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ndaj gazetares Millka Smilevska, duke nënvizuar se ministrat duhet të mësojnë të komunikojnë me gazetarët.

Gjegjësisht, në pyetjen e gazetares Smilevska për atë se si është punësuar motra e tij pikërisht në periudhën kur ai është bërë ministër, Bekteshi u përgjigj me pyetje: pse gazetarët punojnë në mediat ku tani punojnë, e jo në ndonjë medium tjetër?

“Kujtojmë ministrin Bekteshi, por edhe ministrat e tjerë në Qeveri se gazetarët janë zëri i opinionit dhe puna e tyre kryesore është të hetojnë dhe të parashtrojnë pyetje që janë në interes të publikut, ndërsa ministrat kanë për detyrë të përgjigjen në ato pyetje. Kjo posaçërisht vlen në raste ku ekzistojnë dyshime për shpërdorim të pushtetit nga ana e funksionarëve publikë. Ky nuk është rasti i parë i sjelljes joadekuate të ministrave të kësaj qeverie. SHGM reagoi për etiketimet dhe trysninë mbi gazetarët nga ana e ministrave të tjerë të kësaj qeverie”, theksojnë nga SHGM .

Prej atje i bëjnë thirrje kryeministrit Zoran Zaev të bisedojë seriozisht me ministrat e tij sepse deklaratat dhe sjelljet e tilla janë të papërshtatshme dhe cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë lirinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments