2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeSHBA tregon tre hapat që do ndërmerren / Shqipëria do të fitojë...

SHBA tregon tre hapat që do ndërmerren / Shqipëria do të fitojë vendin e saj në BE

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones u shpreh e bindur se Shqipëria do e fitojë vendin e saj si një prej anëtareve të Bashkimit Evropian.

Nga konferenca ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, Moses-Ones tregoi edhe tre hapat që Shqipëria do të ndërmarrë edhe më fuqishëm, për të bërë mundur anëtarësimin në BE.

“Ndërsa shqyrtoj prioritetet e politikës së Shteteve të Bashkuara për rajonin, do të përqendrohem në politikën e Sh.B.A-së ndaj Shqipërisë, një vend me një angazhim të demonstruar ndaj bashkësisë transatlantike. Ajo që bëni dhe zgjedhjet që ndërmerrni kanë pasoja të mëdha për bashkësinë euro-atlantike. Më lejoni t’ju them se si.

Po, deklarata e 18 tetorit e Këshillit të Evropës për zgjerimin ka frymëzuar faqe të tëra komentesh. Ja se çfarë ka rëndësi: Shqipëria është tashmë një vend kandidat – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh diplomatja amerikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments