2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRuskovska demanton informacionin se Boki 13 kishte ‘kënduar’ në prokurori

Ruskovska demanton informacionin se Boki 13 kishte ‘kënduar’ në prokurori

Prokurorja Vilma Ruskovska thotë se i akuzuari i parë në dy rastet ‘Haraçi’ as ka thënë ndonjë gjë, dhe as ka ofruar ndonjë gjë gjatë marrjes në pyetje.

Jovanovski për herë të fundit u morr në pyetje nga prokuroria më 20 dhe 23 dhjetor ndërsa në seancën e fundit tha se ka marrë kërcënime me jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë gjyqësore ai u pyet se kujt i pengon të dihet e gjithë e vërteta për rastin ‘Haraçi’, ai shtoi se po ndjehet si i burgosur politik.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u publikuan informacione se Boki 13 ka kërkuar të jetë dëshmitar i mbrojtur, megjithatë prokuroria mohon informacionet.

Jovanovski akuzohet në dy raste, në rastin e parë bashkërisht me Katica Janevën dhe në rastin e dytë me Frosina Remenski, të atin e tij Mile Jovanovskit, bashkëpunëtoret Joasna Mandiq dhe Hristina Bllazhevska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments