19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme“Reketi”, Gajser: Karriera e Zavit afër fundit

“Reketi”, Gajser: Karriera e Zavit afër fundit

Gazetari italian që publikoi incizimet për rastin “Reket” në gazetën “La Verita”, Laris Gajser, ka komentuar sot në radion sllovene “Capodistria” gjendjen aktuale në Maqedoni. Gajser thotë se kryeministri Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në Aleancën Atlantike. Në analizën e tij gati 20-minutëshe në këtë radio, Gajser tha se Maqedonia e Veriut ka humbur besimin te ndërkombëtarët, dhe për këtë, qytetaret e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të vuajnë më këtë përjashtim. Sipas tij, ka vetëm dy opsione që kjo çështje të gjejë zgjidhje, vetëm përmes zgjedhjeve të reja sa më shpejt, ose përmes një qeverie kalimtare Ad-Interim me ndryshimin, të paktën të vetë kryeministrit Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments