10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeReis Ulema S.Rexhepi “Këta janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet...

Reis Ulema S.Rexhepi “Këta janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet dhe nuk do të kenë kurrnjëherë”.

linku

http://lajmpress.org/2019/04/08/sulejman-rexhepi-godet-maqedonasit-nuk-kane-identitet-nuk-do-ta-kene-kurrnjehere-video/

Në video nga minuta e 40,Reisi flet – Këta janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet dhe nuk do të kenë kurrnjëherë”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi për maqedonasit, duke folur në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë në fshatin Arnaqi të Sarajit, xhami e rrëzuar me dinamit në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Sipas Rexhepit, urdhrin për rrëzimin e kësaj xhamie me dinamit e ka dhënë një ish kryeministër maqedonas nga Tetova, transmeton Gazeta Lajm.

Kryetari i BFI-së ka përmendur me këtë rast edhe fshatin Llazhec të Manastirit, ku tani e 100 vite nuk lejohet ndërtimi i xhamisë. Fjalimin e plotë të tij mund ta përcillni në videon më poshtë.

Ky fjalim ka filluar të përhapet me të madhe në mediumet maqedonase të afërta me VMRO-DPMNE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments