12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeReagojnë BESA, ALTERNATIVA dhe ASH / Ahmeti i quan të vegjël!“Ejani...

Reagojnë BESA, ALTERNATIVA dhe ASH / Ahmeti i quan të vegjël!“Ejani te nëna e madhe”,

Pas akuzave të ndërsjella mes Besës dhe Alternativës se kush është, ose cila ka qenë pjesë e BDI-së, kreu i kësaj të fundit, Ali Ahmeti nga një tubim me qytetarët në Saraj tha se të gjitha kanë qenë pjesë e BDI-së. Ai madje u bëri thirrje që t’i bashkohen partisë së tij, ose siç e quajti ai “nëna e madhe”.

“Dëgjoj zëra që zihen ca, se ky ka qenë BDI ai ka qenë BDI-së!  Këto të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe, të gjithë kanë qenë të BDI-së, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim është vërtetë nënë e madhe dhe ju thotë mos u zini po hajdeni te shtëpia juaj dhe mos rrini rrugëve”, deklaroi dje kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

E pas kësaj deklarate, nuk la pa komentuar në facebook deputeti i kësaj partie Artan Grubi.

“Po bëjnë gara dhe po zihen njëri me tjetrin kush është ose kush ka qenë i BDI-së. Ua hoqi të gjitha dilemat sonte Ali Ahmeti duke ju thënë se të gjithë jeni të BDI-së”, shkruajti Grubi.

Deklaratës së Ahmetit iu përgjigjën edhe partitë të cilat i thumboi.

“Dikush që e quan veten “Nëna e Madhe” dhe, ndërkohë, i shan 700 mijë nëna shqiptare dhe, madje, baballarët në varr, nuk është e moralshme të tregojë se çfarë duhet të bëjnë partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, tha Orhan Murtezani nga Alternativa

“Deklarimet e kreut të BDI-së janë pa sinqeritet dhe joserioze. BDI ka humbur kredibilitetin politik për të komentuar veprimet e partive tjera politike. Ata është mirë të japin llogari se çka kanë bërë për 16 vite sa janë në pushtet qendror dhe si kanë arritur kaq shumë të reduktohen, pra fajin le ta kërkojnë te vetja dhe mos merren më partitë e tjera”, deklaroi Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa

“BDI – Nëna e madhe? Asnjëherë… Gjatë qeverisjes se BDI,  kane vuajtur shume nëna shqiptare për djemtë e tyre që kane qenë neper burgje si te pafajshëm. Shumë nëna vuajnë edhe sot kur fëmijët e tyre po braktisin vendin, sepse nuk po gjejnë jetë të mirë dhe janë pa perspektive. BDI mund të jetë vetëm nëna e pushtetarëve por jo edhe e shqiptarëve“, pohoi Flakron Bexheti nga ASH.

ASH, BESA dhe Alternativa janë shprehur kundër BDI-së, por ato nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicion trepalësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments