16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeQytetarët të zhgënjyer / Në Maqedoninë e Veriut nuk ka demokraci

Qytetarët të zhgënjyer / Në Maqedoninë e Veriut nuk ka demokraci

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, qytetarët shprehen të zhgënjyer. Të anketuar nga Alsat ata thonë se Maqedoninë e Veriut mund të ketë gjithçka, përfshi krimin, korrupsionin, varfërinë, por jo dhe demokraci.

“Nuk ka, Zero, Zero, Zero. Katastrofë jemi. Mund ta thyesh qafën. Asnjë gjë s’ka. Jo, jo, jo. Ku e sheh at demokraci, ma kallëzo ku e sheh, si e sheh”.

“Nuk pajtohem se ka demokraci të mjaftueshme, ende duhet të punohet që të arrihet demokracia e vërtetë”.

“Asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Çfarë demokracie bre vëlla këtu. Këtu ka fukarallëk, papunësi ka, korrupsion ka, çka s’ka, veç demokraci nuk ka”.

“Demokracia ndërtohet, nuk pikon nga qielli. Duhet më shumë insistim që populli me partitë ta bëjnë demokracinë”.

“Në fjalën politike kemi demokraci. Në fjalë njerëzore nuk ka”.

“Ato që janë të fuqishëm gjithmonë dëshirojnë ta mbështjellin demokracinë për të realizuar qëllimet e tyre. Ndërsa kur do ta lëshojnë pozitën e të fuqishmit dhe pushtetin të gjithë bëhen demokratë”.

“Deri diku, ka, ka. Të shpresojmë se do të bëhet më mirë”.

“Ne jemi në një formë mes demokracisë dhe komunizmit. As ajo as ajo. Më shumë do të thosha anarki. Nuk ka një sistem si duhet të ketë”.

“Kanë kaluar shumë kohë prej komunizmit por atë shpirtin e komunizmit nuk e kemi zhdukur”.

“Në Ballkan nuk besoj se mund të gjesh 100% demokraci por të shpresojmë që gjërat dalë nga dalë do të ecin dhe do të demokratizohet edhe ky vend siç duhet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments