11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePENSIONISTËT TË PAKËNAQUR ME PENSIONET, ZAEVI: PENSIONI DO TË RRITET NËSE EKONOMIA...

PENSIONISTËT TË PAKËNAQUR ME PENSIONET, ZAEVI: PENSIONI DO TË RRITET NËSE EKONOMIA RRITET ME MBI 4%

Janë plot fuqi kur bëhet fjalë për këngë dhe valle. Madje sot të buzëqeshur luajtën edhe përpara kryeministrit Zoran Zaev.

Por kur vjen puna tek pensionet, buzëqeshja e pensionistëve disi zhduket.

Shumë prej tyre madje thonë se këto dy vite nuk kanë pasur asnjë rritje të pensionit.

“Ah të kënaqur nuk jemi, por ajo që është. Aq, nuk japin më shumë.

Sa këto dy vitet e fundit u është rritur pensioni?

Aspak, njëjtë marr, 9 mijë denarë”, tha një pensionist.

“Nuk e di”.

Nuk keni parë ndonjë ndryshim në pension?

“Jo. Ato të imëtat nuk e di, nuk e kam kontrolluar, 100-she, 200-she, 500-she, nuk e di”, tha një pensionist tjetër.

“Pensioni im është  për askund, 9 mijë e gjysëm.

Nuk u janë të mjaftueshme?

“Aspak. Asesi nuk janë mjaftueshëm”, u shpreh një pensioniste.

Kishte edhe nga ata që e arsyetojnë mosrritjen e pensioneve.

“Këto çështje janë pak të vështira por nuk mundet edhe Zoran Zaevi menjëherë ta rregullojë gjithë këtë. Është I preokupuar me punë të tjera, pavarësisht nga politika, unë flas të vërtetën. Shpresojmë që të rregullohen dhe do të duhen t’I rrisin, nëse jo, është problemi I tij, jo I ynë, ai le ta mendojë. Patjetër t’I rrisë, patjetër”, shtoi një pensionist tjetër.

Me 20 mijë denarë pension, mund t’ia dilet, na tha një zonjë.

“Unë marr pension 20 mijë denarë. Kam punuar në gjyqësor. Për një person mund të mbijetohet, por jo edhe të arrish çdo që që dëshiron, sepse pensionisti do edhe fruta, jo vetëm gjellë, pra me 20 mijë duhet të jesh shumë ekonomik”, theksoi një tjetër pensioniste.

Në fjalën e tij Kryeministri Zaev tha se janë përmirësuar padrejtësitë në pensione dhe se tani dy herë në vit bëhet harmonizim të pensioneve me harxhimet e jetesës. Rritja e pensioneve sipas tij varet nga rritja ekonomike.

“Nëse ekonomia rritet me mbi 4% dhe arrit potencialin e saj, atëherë edhe pensionet do të rriten. Kjo është e drejtë“, potencoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pasuan duartrokitje kur kryeministri u tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto në katër mujorin e parë të këtij viti është 4,1%.

“Pensionerë të dashur, kjo do me thënë se do të ketë rritje dinamike të pensioneve. Nëse vazhdojmë me këtë trend, kjo do me thënë se përskaj harmonizimit të rregullt të harxhimeve për jetesë  tashmë kemi rritje të dimensionuar dhe serioze të rritjes së pensioneve”, tha Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Rritja e pensioneve sipas kryeministrit do të ndodhë për shkak se janë bërë 40 mijë punësime të reja, krahasur me katërmujorin e parë të vitit të kaluar gjë që ka sjellë rritje për 8% të të ardhurave të Fondit Pensional, e që sipas Zaevit, kjo nënkupton rritje pensionesh.

Përndryshe pensioni mesatar në vend është rreth 250 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments