16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBota“OBSH kukull e Kinës”

“OBSH kukull e Kinës”

Vijon të thellohet hendeku mes SHBA-së, Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetit. Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj tyre në lidhje me atë se çfarë i shkaktuan botës.

Në një letër dërguar drejtuesit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom, Trump është shprehur se OBSH sikurse dhe Kina kanë gabuar duke mos iu përgjigjur rrezikut që po i kanosej botës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë si një “kukull e Kinës”, që qëndroi përkrah saj duke fshehur tragjedinë që shumë prej shteteve sot po e vuajnë sot.

Po ashtu Trump i ka lënë afat 30 ditë kohë  kësaj organizate që të përmirësohet në të kundërt SHBA-ja do t’i ndërpresë përgjithmonë fondet dhe anëtarësimi i Amerikës në të do të vihet në diskutim, duke lënë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes.

Shtetet e Bashkuara financojnë deri në 500 milionë dollarë OBSH-në çdo vit pra rreth 15 % të buxhetit total të saj. Kjo nuk është hera e parë që Trump kërcënon hapur edhe Kinën, por edhe OBSH pasi nuk janë treguar transparente në identifikimin e rasteve të para me Covid-19.

Nga ana tjetër kreu i SHBA-ve është vendosur vetë në qendër të kritikave për mos përgjigjen e menjëhershme ndaj pandemisë. Më herët ishte ish presidenti Barack Obama që deklaroi se Trump nuk arriti të menaxhonte si duhet krizën e Covid-19, duke e cilësuar atë si katastrofë absolute kaotike.

Por Trump nuk i kurseu kritikat edhe ndaj Obamës duke e cilësuar punën që ai bëri teksa ishte në pushtet si tmerrshme dhe dështuese me reformën në shëndetësi.

Në SHBA vijon të ketë i madh numri i atyre që humbasin jetën, ku në 24 orë vdesin më shumë se 2  mijë pacientë. Ky vend ka 1/3 e numrit të përgjithshëm të të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 në gjithë botën dhe vendi më i prekur është Nju Jorku. Aktualisht SHBA-ja numëron 91 mijë viktima dhe mbi 1.5 milion të prekur.

Klan Plus

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments