3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNisja e vitit shkollor, Hoti: Për dy javë mund të kryhen përgatitjet...

Nisja e vitit shkollor, Hoti: Për dy javë mund të kryhen përgatitjet për vitin shkollor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti këtë të shtunë ka dhënë detaje në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor që pritet të nisë më 14 shtator.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se  nuk ka qenë e lehtë të merret vendimi në fjalë, por që sipas tij shëndeti i nxënësve, prindërve e gjyshërve është parësor.

Sipas tij, kushdo që thotë se për dy javë nuk mund të kryhen përgatitje të reja, gabohet, ngase siç shprehet Hoti gjatë kësaj periudhe duhet kushtuar rëndësi vetëdijësimit të nxënësve për respektimin e masave.

14 shtatori është afër. Shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Lajmi për mos fillimin e mësimit deri më 14 shtator nuk ju ka gëzuar, përkundrazi. Nuk ka qenë e lehtë të marrim një vendim të tillë. Por, shëndeti i juaj dhe i prindërve e gjyshërve tuaj na detyron të jemi të kujdesshëm.

Na duhet disiplinë e përgjegjësi individuale e kolektive për të tejkaluar së bashku këtë situatë. Kjo sfidë, që tashmë është shndërruar në betejë, nuk mund të fitohet vetëm nga mjekët dhe nga institucionet. Duhet të rreshtohemi bashkë, njëri krah tjetrit, për t`i bërë ballë virusit tash kur po ofrohet vjeshta.

14 shtatori është afër. Shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë.

Në këto ditë që kemi përpara, si prindër duhet të flasim shumë me fëmijët tanë për rëndësinë që ka të mbajturit e maskës dhe distancës edhe atëherë kur vrulli fëmijëror kërkon që rregulli të thyhet. Duhet t`u bëjmë me dije fëmijëve tanë se ata duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe tonin. Duhet ta kuptojnë këtë si mision.

Në anën tjetër çdo mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet në shkollë që shëndeti i fëmijëve të mbrohet.

Unë jam optimist se ne kemi zgjuarsinë dhe dashurinë për fëmijët për të përballuar me sukses kthimin e tyre në shkollë dhe në shoqërim me njëri-tjetrin./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments