Nikollovski -VMRO-DPMNE / Marrëveshja e Prespës sjell probleme për shqiptarët (video min.38…)

0
118

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikollovski në emisionin 360 gradë në Alsat tha se përmbajtja e Marrëveshjes me Greqinë do të krijojë probleme për shqiptarët. Nikollovski vlerëson se Marrëveshja e Prespës ka elemente që do të prekin historinë e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar.

“Për shembull: Pse u formua Lidhja e Prizrenit, a ka shqiptarë apo jo në Greqi, çfarë me zonën e Çamërisë, respektivisht Epirit, cili është emri i Selanikut, si do të quhen qytetet dhe vendet në Epir, krijimi i shtetit shqiptar etj ”-thekson Nikollovski…