15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMoska po furnizon Trump me “prova”, makinat që numëruan votat në SHBA...

Moska po furnizon Trump me “prova”, makinat që numëruan votat në SHBA u prodhuan në Serbi

Ndërsa Donald Trump në SHBA po kërkon prova për të gjetur atë që ai e quan manipulim votash e që s’po e gjen në SHBA, Moska zyrtare po e ndihmon për të gjetur “faktet” e “manipulimit”.


Portali zyrtar i Kremlinit- Sputnik, ka publikuar një lajm sipas të cilit makineritë e numërimit të votave që u përdorën në SHBA u prodhuan në Serbi.
Sipas Sputnik, Softueri për makineritë që numërojnë votat në SHBA vjen nga Beogradi dhe konkretisht nga kompainia “Dominion”.

Kompania kanadeze “Dominion”, e cila prodhon makina numërimi, zhvendosi zyrën e saj në Serbi nga kjo zonë në ambiente të tjera në Beograd këtë pranverë.
Kompania prodhon makineri që përdoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, dhe përveç selisë në Toronto, pjesa amerikane e kompanisë në Denver, ajo kompani gjithashtu ka një zyrë në Beograd. Deri vonë, ajo ishte e vendosur në Palilula, në rrugën Osmana Gjikixha, dhe tani është në një adresë të re.

Presidenti amerikan dhe kandidati presidencial Donald Trump akuzoi se është përdorur në numërim një softuer që ka sjellë parregullsi.

Ekipi ligjor i Donald Trump pretendon se ata u përdorën në të paktën 28 shtete të SHBA në zgjedhjet e fundit.

Vetë Presidenti Donald Trump akuzoi këtë softuer për fshirjen e 2.7 milion votave në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe për atribimin e një numri të madh të votave të tij, qindra mijëra, Joe Biden.

Nga ana tjetër, Agjencia Amerikane e Sigurisë për Infrastrukturën (CISA), e cila merret gjithashtu me sigurinë kibernetike të zgjedhjeve, tha, së bashku me anëtarët e komisioneve shtetërore këshilluese për monitorimin e zgjedhjeve, se “nuk ka asnjë provë që kishte fshirje ose ndryshime të votave” dhe që zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin “më të sigurtat në historinë amerikane”./gazeta-shqip-RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments