15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaMjekët italianë: Trajtimi me plazmë i pacientëve me Covid-19 është efektiv, por...

Mjekët italianë: Trajtimi me plazmë i pacientëve me Covid-19 është efektiv, por nuk ka shumë dhurues

Pasi të jeni shëruar nga koronavirusi, dhuroni plazmën tuaj për të sëmurët në gjendje të mesme dhe të rëndë shëndetësore nga covid-19. Kjo është pika fillestare e një terapie që përdor transfuzionin e pjesës së lëngshme të gjakut të atyre që kanë mposhtur sëmundjen dhe kanë zhvilluar antitrupa. Protokolli është përgatitur nga shërbimi i mjekësisë imunoematologjike dhe transfuzionit të spitalit San Matteo të Pavisë, në Itali drejtuar nga Cesare Perotti, në bashkëpunim me strukturat e Mantua dhe Lodi, dhe nga spitali Universitar i Padovës.

Cesare Perotti thotë se rezultatet e para klinike kanë qenë pozitive

“Pamela Vincenzi është gruaja e parë shtatzënë që shërohet nga virusi përmes këtij trajtimi në spitalin Carlo Poma në Mantua”, – është shprehur Perotti

“Por tani çdo gjë varet nga numri i dhuruesve të gjakut të cilët për momentin janë të paktë”, – shpjegon Massimo Franchini, një hematolog në spitalin e Mantua – “tani që ne po e kapërcejmë fazën akute të epidemisë, shpresojmë që numri i dhuruesve të rritet”.

“Gjatë trajtimit me plazmë në spitalin e Mantua, ende nuk është parë asnjë efekt anësor,” shpjegon Giuseppe De Donno, drejtori i pneumologjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments