16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMizrahi: Carovska është e etur për pushtet

Mizrahi: Carovska është e etur për pushtet

Ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi thotë se zëvendëskryeministrja Mila Carovska nuk e flet të vërtetën kur thotë se pensionistët kanë një rritje prej 722 denarë për shkak se në vitin 2009 atyre u është marrë 575 denarë në muaj.

“Zëvendëskryeministrja me siguri mendon se me shkurtimin e mjeteve për kategoritë e rrezikuara sociale, dhe me rritjen e ‘rreme’ të pensioneve, do të paraqitet si zëvendëskryeministre që kujdeset. Carovska nuk po e zgjidh problemin e qytetarëve me kushtet e këqija për jetesë dhe rritjen e varfërisë. Zëvendëskryeministrja tregon se është e pasinqert ndaj qytetarëve, por në të njëjtën kohë tregon se sa e paaftë dhe e etur është vetëm për pushtet”, shkroi Mizrahi në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo shton se me ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, LSDM në gjashtë muajt e parë nga viti 2019 ka marrë 445 denarë në muaj, ndërsa në gjashtë muajt tjera të vitit 705 denarë që sipas saj, mesatarja është 575 denarë në muaj.

“AJo lavdërohet se po i rrit pensionet për pensionistët, ndërsa para kësaj ju shkurtoi pensionet me Ligjin për barazimin e pensioneve”, thotë Mizrahi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments