9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili uron festën e Fitër Bajramit : Kultura...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili uron festën e Fitër Bajramit : Kultura do të rikthehet si pjesë e përditshmërisë tonë

Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Kulturës jua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Uroj që, në këtë kohë kur njerëzimi po përballet me luftën e madhe kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, të shfaqni durim dhe ditët e ardhshme festive t’i kaloni me shëndet, gëzim dhe paqe në shtëpinë tuaj së bashku me familjen. Uroj që këto ditë çdo njeri le t’i konfirmojë vlerat e harmonisë, tolerancës dhe ngritjes shpirtërore dhe të gjithë së bashku të kemi një jetë të qetë dhe të lumtur. Jam i bindur se mesazhi i festës së madhe do të konfirmojë edhe një herë se me përpjekje së bashku mund t’u përgjigjemi sfidave me të cilat përballet bota moderne dhe të gjithë së bashku të jemi një shembull i mirë për brezat e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments