15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaSportMichael Jordan do të dhurojë 100 milionë dollarë për luftën ndaj racizmit

Michael Jordan do të dhurojë 100 milionë dollarë për luftën ndaj racizmit

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ka bërë të ditur se do të dhurojë 100 milionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për organizatat që luftojnë për barazi racore.

Këtë vendim, 57-vjeçari e ka marrë ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen protesta pas vrasjes brutale të George Floyd.Ish-basketbollisti ka njoftuar të premten se ai dhe Jordan Brand (që është një divizion i Nike), në 10 vitet e ardhshme do t’i dhurojnë këto fonde me qëllimin që të sigurojnë barazinë racore, drejtësinë shoqërore dhe qasje më të madhe në edukim.

Jordan ka thënë se derisa shteti dhe institucionet po dështojnë që ta eliminojnë racizmin në SHBA, ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të angazhohen që t’i mbrojnë dhe t’ua përmirësojnë jetën njerëzve me ngjyrë.

Më tej, legjenda ka thënë se edhe brendi i tij përfaqëson komunitetin afro-amerikan: ‘Jordan Brand jemi ne, komuniteti me ngjyrë. Jordan Brand është më shumë se një njeri. Gjithmonë ka qenë një familje”. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments