Maqedoni e Veriut, do të propozohet ligj ku kërkohet ndalimi i ngrohjes me dru

0
53

Grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, javën e ardhshme do të propozojë ligj, ku parashihen disa masa kundër ajrit të ndotur dhe do të fillojë të vlejë në vitin 2021. Siç është paraparë, 50% do të ulet ndotja e ajrit në Shkup.

Ashtu siç njoftoi deputetja Emilija Aleksandrova, me ligj do të kërkohet ndalimi i ngrohjes me dru kurse amvisëritë dhe institucionet të jenë më ekologjike/

“Me këtë ligj do të iniciojmë të ndalohet qymyri, nafta, mazuti si dhe ngrohja me dru. Kërkojmë stufa me peleta falas, subvencionim të peletave, kyçje të të gjitha institucioneve në sistemet e ngrohjes, autobusët të jenë me metan apo elektrik”, tha Aleksandrova.

Ajo ju bëri thirrje gjitha partive politike të përkrahin ligjin në mënyrë që kjo përbërje kuvendare të miratojë këtë ligj para shpërndarjes së Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here