2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa kërkon anulimin e konkursit me të cilin u punësuan 23...

Lëvizja Besa kërkon anulimin e konkursit me të cilin u punësuan 23 maqedonas në Kadastër

Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me punësimet e fundit që po ndodhin nëpër institucione ku kandidatë maqedonas janë pranuar duke u deklaruar si shqiptarë.

“Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur 402/2019 për punësimin e 23 administratorëve në Agjencionin për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja BESA kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdor identiteti nacional dhe në vend se të zgjidhen kandidat shqiptarë ashtu siç është e theksuar në konkurs janë zgjedhur kandidat maqedonas.

p.sh: Ndihmës udhëheqës sektori për ndryshime është zgjedhur Gordana Saviq – shqiptare; Bashëpunëtor i ri për ndryshime është zgjefjur Eva Ivanovska Taushanova – shqiptare; Bashëpunëtor i ri për digjitalizim është zgjedhur Ratko Avramovski – shqiptar; Referent sporteli është zgjedhur Irena Jovanovska – shqiptare; Referent GIS sistemi është zgjedhur Katerina Filipovska – shqiptare; Referent sporteli është zgjedhur Ljupço Çutrevski – shqiptar, Referent për ndryshime është zgjedhur Simona Markovska edhe kjo si shqiptare.”, reagon BESA.

Më tej theksohet se më skandaloze është se nuk janë zgjedh kanditatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltarë shtetëror për çështje financiare që ju takojnë shqiptarëve. “Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vazal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes BESA për futjen e grafës etnike në dokumentët identifikuese.”, reagon Lëvizja BESA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments