7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRajonLDK e VV nënshkruajnë marrëveshjen, Qeveria do t'i ketë 15 ministri

LDK e VV nënshkruajnë marrëveshjen, Qeveria do t’i ketë 15 ministri

Pas shumë muajve negociata Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, të dielën zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Nga të dy liderët e partive kjo marrëveshje është cilësuar në dobi të Kosovës.

Kurti tha se në qeverinë që synon ta udhëheq ai do të jenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. Për çka tha se është qeveria më e vogël në shtetin e pavarur të Kosovës.

E sa i përket postit të kryeparlamentarit, Kurti tha se nesër LVV do e propozoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa shtoi se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje por do të vijë në ekzekutiv.

Për këtë ka folur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa ka shtuar posti i presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes e cila është nënshkruar sot.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë referendum partiak për marrëveshjen, ndërsa Lidhja Demokratike të Kosovës do e nxjerr sot në Këshill të Përgjithshëm.

Nesër do të mbahet seanca plenare, me të vetmen pikë të rendit të ditës, formimin e Qeverisë./KosovaPress/

Në konferencën e Mustafës dhe Kurtit u tha se qeveria e ardhshme do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti para mediave, tha se janë marrë vesh për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re.

Sipas Kurtit, ky proces nuk ka qenë i lehtë, por i sigurt.

Krahas kësaj, kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa tha se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments