7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKryeparlamentarja Vjosa Osmani: Përfshirja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, hap prapa

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani: Përfshirja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, hap prapa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përfshirja e Rusisë në bisedimet Kosovë-Serbi është hap prapa.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë tha se nëse kthehet formati i trojkës, ku Rusia ka pasur zë e rol aq sa ka pasur si para pavarësisë atëherë kthehemi prapa edhe politikisht, jo vetëm në çështje teknike.

Nuk e shoh aspak të nevojshme dhe aq më pak si ndihmesë përfshirjen e Rusisë në këtë proces”, tha ajo, duke rikujtuar se në vitin 2010 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kur ka  vendosur se si të procedohet me dialogun Kosovë-Serbi ka përjashtuar një format ku edhe Rusia do të merrte pjesë, si formati i trojkës në vitin 2007.

Sipas saj, Rusia qëllimin e vetëm e ka destabilizimin e rajonit, raporton Telegrafi.

Kryeparlementarja Osmani më tej shtoi se Serbia akoma qëndron vetëm me sy kah Evropa, por mendjen, zemrën dhe veprimet i ka të koordinuar me Rusinë.

Ajo tha se BE-ja duhet ta trajtojë me seriozitet këtë çështje, sidomos çështjen e armatimit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments